UNTITLED#2

Pa titull #2 (Rana e hedhun) , Lek M. Gjeloshi, 2016, 7′

Untitled #2 shfaq një vend të njohur si ‘Rana e hedhun’, një zonë e bregdetit veriperëndimor të Adriatikut e karakterizuar nga një shtrirje e pjerrët e rërës që e dallon dhe e ndan atë nga mjedisi rrethues. Kjo është gjithashtu pika e fillimit për videon me një sekuencë të paprerë bardh e zi, në të cilën rrjedha shënohet vetëm nga prania e një udhëtari dhe e kameras që ndjek pjerrtësinë e dunës dhe jo vijën natyrore të detit, duke përmbysur plotësisht edhe vijën e horizontit.

Lek M. Gjeloshi

Lek M. Gjeloshi (1987, AL) është një artist shqiptar i cili jeton dhe punon në Shkodër, Shqipëri. Praktika e tij multimediale hulumton efektet e tëhuajzimit në hapësira të limbos.
Punimet e tij janë shfaqur në disa ekspozita personale dhe në institucione të ndryshme si Manifesta 14, Villa Romana, École Nationale des Beaux-Arts de Lyon, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Kunsthalle West, Bazament Art Space, Autostrada Biennale, Manifattura Tabacchi, Galeria Zeta, Galeria Kombëtare e Artit në Shqipëri and Galeria Publike e Artit në Shkodër, ndër të tjera. Në vitin 2018 ai ishte artist rezident në Rezidencën Unlimited në Nju Jork.

Scroll to Top