KICKING THE CLOUDS

Kicking the Clouds , Sky Hopinka, 2021,16′

Ky film është një reflektim mbi pasardhësit dhe paraardhësit, i udhëhequr nga një regjistrim audio 50-vjeçar i gjyshes sime që mëson gjuhën Pechanga nga nëna e saj. Pasi këtë kasetë ma dha nëna ime, e intervistova dhe e pyeta për të si dhe regjistrova përsiatjet e saj për jetën e tyre dhe të sajën posaçërisht. Pamjet janë të shtëpisë sonë të zgjedhur në Whatcom County, Washington, ku familja ime jeton ende, larg vendlindjeve tona në Kaliforninë Jugore, e cila megjithatë mbetet shtëpi.

Sky Hopinka

Sky Hopinka (Ho-Chunk Nation/Pechanga Band e Luiseño Indians) lindi dhe u rrit në Ferndale, Uashington. Puna e tij me video, foto dhe tekst përqendrohet rreth pozicioneve personale të atdheut dhe peizazhit indigjen, dizajne të gjuhës si kontejnerë të kulturës të shprehura përmes formave personale, dokumentare dhe jo-fiction të medias. Puna e tij ka luajtur në festivale të ndryshme duke përfshirë Sundance, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, Ann Arbor, Courtisane Festival, Punto de Vista dhe Festivalin e Filmit në Nju Jork. Puna e tij ishte pjesë e Bienales së Whitney 2017, Trienales FRONT 2018 dhe Prospect.5 në 2021.

Scroll to Top