OFF WHITE TULIPS

Tulipanët e bardhë, Aykan Safoğlu, 2013, 24′

Regjisori zhvillon një bisedë imagjinare me James Baldwin; duke u angazhuar me historinë nga këndvështrime anësore me qëllim që të eksplorohen lexime alternative të artefakteve kulturore, politikës queer dhe identiteteve bashkëkohore turke, nacionalizmit dhe zhvendosjes.

Aykan Safoğlu

Aykan Safoğlu vë në skenë tregime ndërdisiplinore ku migrimi, prejardhja familjare dhe koha historike kundërshtojnë dëshirat, ëndrrat dhe praktikën e tij. Format e tij artistike hibride fragmentojnë, dokumentojnë, riprodhojnë dhe riorientojnë pyetjet ontologjike në film, fotografi dhe performancë. Artisti mori MPJ-në e tij në fotografi nga Milton Avery Graduate School of the Arts në Bard College, Annandale-on-Hudson, Nju Jork (SHBA). Marrës i Çmimit të Madh të qytetit të Oberhausen në Festivalin e 59-të Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Oberhausen (2013) dhe Çmimin Birgit Jürgenssen (2021), Safoğlu aktualisht është kandidat për doktoraturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë (AT).

Scroll to Top