LEVITATE

Levitate, Ivan Argote, 2022, 24’

Levitate është një film që sjell rrëfime të veçanta, por të ndërlidhura për tre monumente historike: obeliskun e lashtë egjiptian në Piazza del Popolo në Romë, skulpturën e Christopher Columbus në Plaza Colón në Madrid dhe një skulpturë që nderon gjeneralin e ushtrisë franceze Joseph Gallieni i pozicionuar në Place Vauban, në Paris. Secili prej këtyre monumenteve lidhet me historitë që i thurin lavde sipërmarrjeve koloniale në historinë e Italisë, Spanjës dhe Francës.

Iván Argote

Iván Argote është një artist dhe regjisor filmi. Nëpërmjet skulpturave, instalacioneve, filmave dhe ndërhyrjeve të tij, ai vë në pikëpyetje marrëdhënien tonë intime me të tjerët, institucionet, pushtetin dhe sistemet e besimit. Ai zhvillon strategji të bazuara në butësinë, afektin dhe humorin përmes të cilave sugjeron qasje kritike ndaj narrativave historike mbizotëruese dhe përpjekje për t’i decentralizuar ato. Në ndërhyrjet e tij në monumente, instalacione dhe shfaqje në shkallë të gjerë, Iván Argote propozon përdorime të reja simbolike të hapësirës publike.

Veprat e artistit përfshihen në koleksionet e përhershme të institucioneve të shumta prestigjioze në mbarë botën, duke përfshirë Muzeun Guggenheim (Nju Jork, SHBA); Center Pompidou (Paris, Francë); Muzeu i Artit ASU (Phoenix, SHBA); Fondacioni i Artit Cisneros Fontanals (Miami, SHBA); Colección de Arte del Banco de la República (Bogotá, Kolumbi); Kadist (San Francisko, SHBA); MACBA (Barcelona, Spanjë).

Scroll to Top