THOSE SWEET MURKY WATERS

Ato ujëra të ëmbla të errëta , Driant Zeneli, 2023, 15′

“Evolucioni është në natyrën e gjërave”

Këtë fjali e shqiptoi gruaja e parë shkencëtare në Shqipëri, Sabiha Kasimati, sipas dëshmisë së shoqes së saj të qelisë. Ajo u arrestua nga regjimi komunist dhe u ekzekutua pa gjyq. Ajo u arrestua nga regjimi komunist dhe u ekzekutua pa gjyq. Projekti artistik nga Driant Zeneli dhe Deni Bianco ndjek historinë e Kasimatit, duke e paraqitur atë si një “Prometheus bashkëkohore” që ndan dritën elektrike me peshqit për të ndihmuar në evolucionin e tyre.

Driant Zeneli (l. 1983, Shkodër, Shqipëri), jeton në Torino. Në vitin 2019 dhe 2011 përfaqësoi Pavijonin Shqiptar në Ekspozitën e 58-të (personale) dhe atë të 54-të (kolektive) Ndërkombëtare të Artit – Bienale e Venecias. Në vitin 2017, fitoi çmimin MOROSO dhe në vitin 2009 çmimin Giovane Artista Europeo Trieste Contemporanea. Në vitin 2008 fitoi Çmimin Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor Onufri, Tiranë. Ka qenë drejtor artistik i Mediterranea 18, Bienales së artistëve të rinj të Evropës dhe Mesdheut, e cila u zhvillua për herë të parë në vitin 2017 mes Tiranës dhe Durrësit. Është bashkëthemelues i platformës së artit bashkëkohor Harabel, Tiranë.

Scroll to Top