AS IF MOTHER CRIED THAT NIGHT

Sikur të qante nëna atë natë, Hoda Taheri, 2023, 19′

Sirvan dhe Hoda, një çift iranian, të cilëve kërkesa për azil në Gjermani i refuzohet, jetojnë në një kamp refugjatësh në Berlin. Për të marrë lejen e qëndrimit vendosin që Hoda të mbetet shtatzënë nga një gjerman, për t’u dhënë të dyve të drejtën e qëndrimit në Gjermani. Ndërsa ndjekin këtë rrugë jokonvencionale të marrjes së lejes, humbasin veten në labirintin e burokracisë gjermane dhe mbesin pa zgjidhje.

Hoda Taheri

Hoda Taheri, lindur në Teheran, Iran 1992, është një artiste dhe regjisore refugjate iraniane me qendër në Berlin, Gjermani. Në vitin 2016, ajo fitoi diplomën e saj bachelor në komunikimin vizual nga Universiteti Limkokwing në Malajzi.

Filmi i saj i parë i shkurtër, Mother Prays All Day Long, mori një Përmendje të Veçantë në Festivalin e Filmit në Locarno në 2022, u nominua për Çmimin e Filmit të Shkurtër Gjerman dhe fitoi Filmin më të Mirë Gjerman të Shkurtër në Dresden Filmfest.

Filmi i saj i dytë i shkurtër, “Sikur nëna qanu atë natë”, u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Locarno dhe u shfaq në Festivalin e Filmit të Shkurtër Winterthur dhe Interfilm Berlin 2023.

Scroll to Top